Blindohet Elbasani

Policia e Shtetit po ekzekuton 32 urdhër-arreste të kërkuara nga SPAK. Operacioni i shtrirë në disa qytetet të vendit. Urdhrat për persona të përfshirë në vrasje dhe krim të organizuar.

Marketing

Mes tyre edhe një punonjës policie.

Mësohet se dëshmia e dhënë nga Nuredin Dumani pas arrestimit nga ana e forcave RENEA në qytetin e Fierit, ka çuar Drejtësinë tek persona që lidhen me shumë ngjarje kriminale në qytetin e Elbasanit.

Personat pjesë e të arrestuarve, janë anëtarë të bandave që operojnë në qytetin e Elbasanit. Pritet të ndalohen edhe disa oficerë të policisë të cilët dyshohet se kanë bashkëpunuar me grupet kriminale duke shpërdoruar detyrën.