Blinken: Armëpushimi në Liban po respektohet

“Armëpushimi në Liban po respektohet”, kështu është shprehur sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken gjatë fjalës së tij në Samitin e NATO-s në Bruksel.

Marketing

Gjithashtu ai nënvizoi se çdo shkelje e marrëveshjes do të marrë një trajtim të veçantë.

“Armëpushimi po respektohet dhe ne përdorim mekanizmin e vendosur kur lindin shqetësime për ndonjë shkelje të supozuar”, tha më tej Blinken.