Blinken do të vizitojë Kievin nesër

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken do të vizitojë Kievin të dielën, tha Zelensky.

Marketing

Vizita, e cila do të përfshijë gjithashtu Sekretarin e Mbrojtjes të SHBA, Lloyd Austin, do të jetë udhëtimi i parë zyrtar i zyrtarëve të qeverisë amerikane në Ukrainë që kur Rusia filloi pushtimin e saj më 24 shkurt.

“Nesër, zyrtarët amerikanë do të vijnë të na vizitojnë”,-u tha Zelensky gazetarëve.

Kujtojmë se disa ditë më parë, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden i pyetur nëse do e vizitonte Ukrainën ai u përgjigj duke thënë se: Nuk e di këtë fakt.