Blinken: Fokusi i ditëve të ardhshme, zgjatja e armëpushimit në Gaza

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është kthyer në Lindjen e Mesme, ku do të fokusohet në zgjatjen e pauzës në ofensivën e Izraelit në Gaza, me qëllim lirimin e sa më shumë pengjeve dhe marrjen e ndihmës humanitare.

Marketing

Blinken do të bëjë udhëtimin e tij të tretë në rajon, me takime në Izrael, Bregun Perëndimor dhe Emiratet e Bashkuara Arabe në ditët në vijim. Ai do të arrijë në Izrael pasi armëpushimi i ndërmjetësuar nga SHBA, Katari dhe Egjipti është në prag të skadimit.

“Ne do të donim të shohim zgjatjen e pauzës sepse ajo që ka mundësuar, para së gjithash, është lirimi i pengjeve dhe bashkimi me familjet e tyre,” tha Blinken. “Na ka mundësuar gjithashtu të shtojmë ndihmën humanitare për njerëzit e Gazës, të cilët kanë aq shumë nevojë për të. Pra, vazhdimi i tij, sipas definicionit, do të thotë se më shumë pengje do të ktheheshin në shtëpi, më shumë ndihmë do të hynin.”

“Ne do të diskutojmë me Izraelin se si mund të arrijë objektivin e tij për të siguruar që sulmet terroriste të 7 tetorit të mos ndodhin më, ndërkohë që do të mbështesim dhe rrisim ndihmën humanitare dhe do të minimizojmë vuajtjet dhe viktimat e mëtejshme midis civilëve palestinezë”, tha diplomati i lartë amerikan.

Ai tha se do të përqendrohej, si në udhëtimet e kaluara, për të siguruar që konflikti të mos përhapet, dhe në “të nesërmen” për Gazën. Me të nesërmen dua të them, çfarë ndodh në Gaza pasi të përfundojë fushata. Ka pyetje të rëndësishme për qeverisjen e saj, sigurinë e saj, rindërtimin e saj”, tha Blinken, duke iu referuar parametrave që ai përshkroi në Japoni javë më parë për qeverisjen e Gazës.

Ai e përshkroi “të nesërmen” si “si të arrijmë në një rrugë të qartë për të përmbushur aspiratat legjitime politike të popullit palestinez, e cila, në të vërtetë, sipas gjykimit tonë, është e vetmja rrugë për paqen e qëndrueshme dhe sigurinë e qëndrueshme për të gjithë, duke filluar nga Izraeli dhe izraelitët”.

“Këto janë biseda që ne do t’i ndjekim në ditët në vijim në javët në vijim, në muajt në vijim,” tha ai

Marketing