Kuvendi dështoi të konstituohet edhe në përpjekjen e gjashtë të seancës konstituive për shkak se kandidatja e Vetëvendosjes për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, për të katërtën nuk mori votat e mjaftueshme.
Në shërbim të tejkalimit të bllokadës në Kuvend, presidentja Vjosa Osmani është e gatshme për konsultime me liderët e parive politike kurdo që ata e shohin të nevojshme.
Kështu ka deklaruar këshilltari për media i Osmanit, Bekim Kupina.
“Presidentja Osmani, nëpërmjet letrës drejtuar kryesuesit të seancës z.Avni Dehari, më 16 prill, tashmë u ka ofruar përfaqësuesve të partive mundësinë për takime, duke shprehur gatishmërinë e plotë për konsultime kurdo që ata e shohin të nevojshme”, ka thënë ai./Insajderi.org/