VMRO–DPMNE nga e marta nis bllokimin aktiv të kuvendit. Kjo u rikonfirmua në takimin e kreut të partisë Hristijan Mickovski me grupin parlamentar të VMRO–DPMNE–së. Bllokimi i ligjeve, sipas VMRO-së të dëmshme në kuvend parashikohet që të vijojë deri në rrëzimin e qeverisë dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
“Do të ketë bllokim aktiv pasiqë kemë jetesë katastrofale, bllokim aktiv për të shpëtuar nga shtrenjtimet, bllokim aktiv kundër bandës kriminale në pushtet, dyftyrësisë, tradhtive të pushtetit me qëllim që të shpëtojmë nga varfëria. Ky është një proces që do të zgjasë dhe ne jemi gati që të shkojmë deri në fund, pasiqë mundemi dhe duhet ta sigurojmë ardhmërinë e bashkëqytetarëve tanë. Vijon ribalansi i buxhetit, ku do të marrim pjesë në mënyrë aktive dhe do ti themi vërejtjet tona.”, tha Nikolla Micevski, kordinator i deputetëve të VMRO – DPMNE-së.