26/12/2024
Ballina Lajme Botë Bllokimi i mediave sociale në Turqi, Erdogan: Po përballemi me fashizmin dixhital

Bllokimi i mediave sociale në Turqi, Erdogan: Po përballemi me fashizmin dixhital

Presidenti turk, Erdogan ka reaguar në lidhje me bllokimin e aksesit të Instagram nga qeveria e tij javën e kaluar.

Marketing

Ai thotë se Turqia nuk ka arritur ende nivelin e duhur të bashkëpunimit me kompanitë e mediave sociale.

Më tej, ai thekson se vendi po përballet me fashizmin dixhital.

“Ne nuk kemi arritur ende, si Turqi, nivelin e dëshiruar të bashkëpunimit me kompanitë e mediave sociale, pavarësisht bisedimeve të mëparshme. Ne po përballemi me fashizmin dixhital. Nëse kërkesat e drejta të Turqisë respektohen, problemi do të zgjidhet vetë”, tha presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Përveç kësaj, ai kritikoi standardet e dyfishta të aplikuara nga kompanitë e mediave sociale në Turqi në të kaluarën dhe sot, duke shtuar se organizatat terroriste si PKK dhe FETÖ propagandojnë lirshëm në këto platforma dhe sipas tij paralajmërimet e Turqisë në këtë drejtim nuk merren parasysh.

Erdogan gjithashtu theksoi se Turqia nuk ka asnjë problem me lirinë e shprehjes së askujt dhe se qëllimi i tyre kryesor është mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe vlerave të përbashkëta të vendit.

Sipas mediave të huaja, të mërkurën e kaluar drejtori i komunikimit të presidencës turke, Fahrettin Altun, kritikoi platformën për vendimin e saj për të bllokuar postimet e ngushëllimit për vrasjen e liderit të Hamasit, Ismail Haniya, në kryeqytetin e Iranit, Teheran, më 31 korrik.

Më pas, Autoriteti i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit të Turqisë (BTK) publikoi vendimin e tij për të bllokuar aksesin e përdoruesve në Instagram më 2 gusht në faqen e tij të internetit.

Marketing