Bllokohet miratimi i ligjeve për mbeturinat

Deputetët në Komisionin për çështje evropiane, të ulur njëri pranë tjetrit, sot nuk arritën të merren vesh çfarë do të punojnë dhe si pasojë nuk e miratuan rendin e ditës. Në mesin e ligjeve duhej të ishin edhe ato për menaxhim me mbeturinat. Për dy propozim-ligjet, dhjetëra organizata ekologjike kërkuan shtyrjen e tyre, ndërsa nga shtatori të ketë debat publik. Deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshoski njoftoi se ata bashkë me Aleancën për Shqiptarët dhe PLD-në i kanë mbivotuar LSDM-në dhe BDI-në për dy ligjet e propozuara që të hiqen nga rendi i ditës. Deputetja e PLD-së, Monika Zajkova nuk pajtohet me Milloshoskin.

Marketing

Kjo nuk ka të bëjë me asnjë mbivotim. Bëhet fjalë për të dëgjuar zërin e organizatave të shoqërisë civile … “, tha Monika Zajkova, PLD.

Megjithatë, Ministri i Ekologjisë njoftoi se nuk do ti tërheqë dy ligjet sepse ato ishin harmonizuar me rregulloret evropiane. Por, do të tërhiqet neni që mundëson importin e mbetjeve RDF, dmth. Karburantet që mund të përdoren në furra, sepse institucionet nuk ishin të gatshme për të kryer kontrolle.

OJQ-të i theksuan qeverisë se është e nevojshme të përcaktohet kontroll më i mirë në menaxhimin e mbeturinave, dhe ta zbatojë atë në terren. Alsat.mk