Bllokohet nëndetësja me 3 ton kokainë, kushton 108 mln dollar

Një nëndetëse me tre ton kokainë me vlerë 108 milionë dollarë u kap në Kolumbi gjatë fundjavës.

Marketing

Operacioni filloi në mes të natës pasi një anije e njohur si narko-nëndetëse u zbulua duke lundruar në sipërfaqen e ujit 45 milje detare larg nga porti i qytetit Tumaco në Kolumbi.

Pasi ndalimi i anijes u urdhërua përmes thirrjeve radio detare, një operacion i përbashkët midis Forcave Ajrore Kolumbiane, Marinës Kolumbiane dhe Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm rezultoi në sekuestrimin e anijes që transportonte 3.1 ton hidroklorur kokaine përmes Oqeanit Paqësor Jugor.

Kjo ndodhi pasi tre burra në bordin e anijes u përpoqën të iknin përpara se të kapeshin nga marinsat e Marinës Kolumbiane disa minuta më vonë.

Lënda narkotike kishte si destinacion Amerikën Qendrore dhe kapte vlerën e 108 milionë dollarëve.
Konfiskimi i këtyre materialeve ka penguar që mbi 100 milionë dollarë të arrijnë në duart e një organizate të armatosur që duket se ka rifituar emrin e “Bllokut Perëndimor Alfonso Cano” dhe që drejtohet nga një individ që vepron me pseudonimin “Allende”, thanë autoritetet.

 

Marketing