Sedlloski largohet nga pankina e Shkupit!

Pas barazimit të sotëm me ekipin e Pobedës në xhiron e 5-të të Ligës së Parë të Futbollit të Maqedonisë, Goce Sedlloski largohet nga pankina e kampionit FC Shkupi.

Marketing

Prej disa kohësh është theksuar largimi i Sedlloskit nga pozita e trajnerit në FC Shkupi, gjë që pritej të ndodhte menjëherë pas eliminimit nga Ballkani në play-off nga Liga e Konferencës. Nuk fshihen informacionet se trajneri Sedlloski tashmë ka rënë dakord për një ambient të ri futbollistik ku do të vazhdojë karrierën e tij si trajner.

FC Shkupi gjithashtu pati një verë evropiane më shumë se zhgënjyese me vetëm një fitore, një barazim dhe gjashtë humbje në kualifikimet e Champions League, Europa League dhe Conference League.

 

Marketing