Kjo fundjavë ka sjellë vizitorë të shumtë në parkun e Sarajit, gjë që ka sjellur edhe në bllokim të rrugës Krushopek-Saraj, raporton KlanMacedonia.
Vizitorë të shumtë ditën e diel si ditë jo pune kanë vendosur të kalojnë ne parkun e Sarajit mirëpo sipas pamjeve që ka sigruar KlanM shihet se nga numri i madh i makinave është shkaktuar rrëmujë në pjesën e rrugës që lidh Krushopekin me Sarajin.
Kujtojmë se Parku i Sarajit që gjindet në Qytetin e Shkupit është mjaft i vizituar nga qytetarët e vendit e sidomos gjatë fundjavave./KlanMacedonia/