BMW del me njoftim zyrtar për makinat e reja

BMW ka njoftuar planin e saj afatgjatë për kalimin në sistemin elektrik të veturave.

Marketing

Në një njoftim zyrtar thuhet se deri në vitin 2030, gjysma e veturave që do prodhohen tek kjo kompani do të jenë elektrike.

BMW logo is seen on a vehicle at the BMW manufacturing plant in Greer, South Carolina, U.S., October 19, 2022.

“Deri në vitin 2030, të paktën gjysma e makinave që dalin nga fabrikat tona do të jenë elektrike
Me fillimin e prodhimit të BMW iX1 tonë tërësisht elektrik në Regensburg, ne kemi arritur një moment historik të rëndësishëm në rrugën tonë drejt zgjerimit të lëvizshmërisë elektrike. Tani të gjitha fabrikat gjermane mund të prodhojnë makina elektrike. Kjo tregon sesi fabrikat tona po modernizohen dhe po përshtaten me nevojat në ndryshim të konsumatorëve të së ardhmes” thuhet në njoftimin e BMW-së.

Marketing