Aksident në autostradën Tetovë – Shkup më saktësisht në fshatin Grupçin.
Vetura e tipit BMW ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar ndër urën e fshatit Grupçin ku sipas informatave që posedon Televizioni Koha nga ky aksident është lënduar një person.
Ekipi i ndihmës së shpejtë kanë dalë në vendngjarje dhe i kanë dhënë ndihmën e parë si dhe e kanë transportuar të lënduarin për në spitalin klinik të Tetovës.
Poashtu edhe ekipi i zjarrfikësve kanë dalë në vendngjarje dhe kanë dhënë ndihmën e tyre për të nxjerrë të lënduarin nga vetura.
Ekipet e policisë kanë dalë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rastit që çoi deri tek ky aksident.