BNE fillon sot rrugëtimin në ‘IEM Rio Major’

Skuadra kosovare, Bad News Eagles fillon sot aventurën e tyre në turneun më të madh në botë të CS:GO.
Bad News Eagles kanë arritur që të kualifikohen në turneun më të madh, ‘IEM Rio Major’ i cili do të mbahet në Rio de Janeiro të Brazilit.

Marketing

Pjesë e këtij turneu janë ekipet më të mira të botës, të cilat do të garojnë për çmime prej 1.2 milion dollarë.

Ndeshjen e parë ekipi nga Kosova do ta zhvillon ndaj skuadrës braziliane 00Nation, në fazën ‘Challengers Stage’, transmeton lajmi.net.

Bad News Eagles me brazilianët përballen sot duke filluar nga ora 16:15, dhe do të transmetohet në kanalet e ESL në platformën Twitch.

Për të kaluar në fazën tjetër ‘Legends Stage’, ‘Shqiponjave kosovare’ i duhen gjithsej tri fitore, gjithashtu në rast të tri humbjeve ata do të eliminohen nga gara.