Boçvarski: Autostradat kryesore do të përfundojnë më 2023

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Boçvarski pret që seksioni Petrovec- Katllanovë të përfundojë vitin e ardhshëm, ndërsa autostrada Kërçovë-Ohër të përfundojë deri më 31 dhjetor të vitit të ardhshëm. Ndërsa, për shtyrjen e punimeve në autostradën Petrovec – Katllanovë, Boçvarski tha se sipërmarrësi nuk ka bërë përparimin e dëshiruar dhe për këtë arsye është ndërprerë kontrata.

Marketing

Boçvarski bën të ditur se ka përfunduar prokurimi i ri publik, është zgjedhur kontraktoi dhe është vënë në funksion.

“Këto ditë po nisin matjet në terren, për të bërë matje shtesë nga kontraktori i ri dhe sigurisht që nga fillimi i vitit të ardhshëm presim punime ndërtimore sipas kushteve atmosferike. Pritjet tona janë që ky seksion duhet të përfundojë vitin e ardhshëm sepse ua kemi borxh qytetarëve, por ndonjëherë ka rrethana dhe kushte të tilla kur kontraktorët nuk i respektojnë afatet e përcaktuara dhe pastaj kalojmë në ndërprerjen e kontratës.”, – deklaroi Blagoj Boçvarski, ministri i transportit dhe lidhjeve.

Sa i përket autostradës Kërçovë-Ohër, ministri tregoi se po bëjnë presion që ajo të përfundojë në afatin e paraparë – 31 dhjetor 2023.