Boçvarski: Faza e parë e autostradës Shkup-Bllacë do të përfundojë vitin e ardhshëm

Ministri i Transporti dhe Lidhjeve i Maqedonisë së Veriut, Bllagoja Boçvarski premton se faza e parë e autostradës Shkup – Bllacë do të përfundojë në vitin e ardhshëm.

Marketing

“Punimet ndërtimore në autostradën Shkup – Bllacë zhvillohen me dinamikë të mirë dhe presim që vitin e ardhshëm të përfundojë ndërtimi i fazës së parë dhe të nënshkruhet procedura tendruese për fazën e dytë nga Bllaca në Stankovec”, deklaroi Bllagoja Boçvarski, Ministër i Transportit dhe Lidhjeve.

Sa i takon shpronësimit të tokave në këtë pjesë, Boçvarski tha se kjo çështje ka përfunduar dhe shtoi se ndërtimi po vijon pa ndërprerë.