Bogoevski: Nuk kam porositur kokainë, por vaj kanabisi

Deputeti, Pavle Bogoevski, ka vërtetuar se zëri në incizim është i tij, që u publikua mbrëmë në rrjetet sociale si “bombë” e re. Bogoevski gjithashtu reagoi me një status në rrjetet sociale, i cili ka thënë se nuk ka porositur kokainë por vaj kanabisi, siç kishte shkruar ai për një njeri të tij të afërt.

Marketing

Një pjesë nga reagimi i tij në rrjetin social Facebook:

Mbrëmë në një rrjet social rus u publikua një audio ku autori i publikimit e ka quajtur “bombë”, ku thekson se kam porositur kokainë. Në rrjetet tona, fillimisht ishte shpërndarë nga makineritë propaganduese të VMRO-DPMNE-së, në rrjetin social Twitter.

Do të doja të pastroja disa punë:

A është ai zëri im?

Po.

A flas për substancë të ndaluar ?

Po. Mirëpo, në këtë bisedë nuk kam porositur kokainë. Aty kam kërkuar vaj kanabisi. Për përdorim medicinal, për një person timin shumë të afërm nga vaji i kanabisit, pasi i kishte ndihmuar kur asnjë medikament tjetër nuk i kishte ndihmuar. Atë e bëj disa muaj dhe do ta bëje aq sa duhet.

Kjo ishte një pjesë e reagimit të tij në rrjetin social Fejsbuk.

Marketing