Shumica prej “liderëve” aktual të opozitës janë nën kontrollë të Zaevit. Demokracia është jofunksionale pa opozitë të vërtetë. Ofrojmë platformë për bashkim të opozitës, thotë Bogojeski.
Petar Bogojeski, ish zv/sekretar gjeneral në VMRO-DPMNE, i njohur si një ndër iniciatorët për reforma në parti, këto ditë ka publikuar një kolumnë në të cilën thërret për një marrëveshje shoqërore maqedonase i titulluar “Koncepti maqedonas”. Bëhet fjalë për platformë politike e cila insiston në bashkim të opozitës, por edhe në pastrimin nga praktikat e vjetra dhe të gabuara. Ai në një bisedë me DW sqaron edhe qëllimet e kësaj platforme.
“Ne jemi aktivist politik, me përcaktim të ndryshëm etnik, kombëtar e politik, por të bashkuar rreth idesë për një të ardhme me prosperitet të përbashkët. Natyrisht, një ndër mjetet për veprim janë edhe kapacitetet e VMRO-DPMNE-së, por edhe e të gjithë atyre që do të bashkangjiten kësaj platforme”, thotë Bogojeski.