Guvernatorja e solli vendimin e vetëm të drejtë për “Eurostandard bankën” në situatën e dhënë. Nëse do të isha në vend të saj do ta merja vendimin e njëjtë, deklaroi për MIA-n ish guvernatori i Bankës Popullore, Dimitar Bogov.
Duke e ditur situatën në “Eurostandard bankën” në vitet e fundit, thotë ai në deklaratë për MIA-n, e qartë është se Banka Popullore i shterri të gjitha mundësitë për përmirësim të gjendjes në Bankë.
“Me marrjen e lejes për punë të “Eurostandard bankës”, në tërësi do ta përforcojë stabilitetin e sistemit bankar, sepse u largua mjeti i vetëm i vogël në sistem. Të gjitha bankat tjera punojnë me profit dhe kanë nivel të kapitalit larg mbi minimumin ligjor”, thotë paraardhësi i Angelovska-Bezhoskës.
T mobile In article [1]
“Për fat të keq edhe krahas raporteve vjetore supervizore nga kontrollet në këtë bankë të cilat i ishin dorëzuar Bordit mbikqyrës dhe shumë mbledhje të punës në vitet e fundit me aksionarin dhe gjithë përbërja e Bordit mbikqyrës, në të cilat detajisht ishte prezantuar gjendja reale në Bankë, ata nuk arritën ta përmirësojnë punën me “Eurostandard bankën” dhe ta zvogëlojnë nivelin e kredive të këqia”, thekson Bogov për MIA-n.
Megjithatë ai potencon se rritja e kapitalit e cila është kryer në kërkesë të Bankës Popullore, shumë shpejtë është shpenzuar nga humbjet që janë kryer me kredi të reja të këqia.
“Nëpër vite, Banka Popullore i ndërmerr të gjitha masat ligjore sipas Ligjit, por ajo nuk ka kompetencë për mikromenaxhim të bankave.”, porositi Bogoev në deklaratë për MIA-n në lidhje me mbylljen e “Eurostandard bankës”: