Bogov përsëri guvernator? Ja çka thonë në BDI

BDI nuk beson se Dimitar Bogov do të rizgjidhet për guvernator të Bankës Popullore, pasi presidenti Gjorge Ivanov e propozi sërish në këtë funksion.

Marketing

“Vështirë se Bogov do të zgjidhet përsëri për guvernator. Propozimi i Ivanovit është edhe një vendim i përshpejtuar, jo i koordinuar dhe i njëanshëm që e bën kohabitimin edhe më të vështirë”, ka thënë deputeti i BDI-së Artan Grubi, transmeton Medial.mk.

Grubi ka thënë se para se Ivanov ta jep propozimin duhet të konsultohet me partitë parlamentare, veçmas me partitë e shumicës.

Ndryshe, propozim i partisë së Ali Ahmetit për guvernator është Fatmir Besimi.

Marketing