Bogovinë, mbyllet lokali për mos respektim të masave për kovid

Një lokal është mbyllur për shkak të mosrespektimit të masave për mbrojtjen nga Kovid-19 gjatë kontrollit të djeshëm nga ora 18:00 deri në ora 21.00 në rajonin e Tetovës i kryer nga nëpunësit policorë nga SPB Tetovë në bashkëveprim me inspektorët nga Inspektorati shtetëror i tregut.

Marketing

“Në nobjektin hotelierik në fshatin Bogovinje, rajoni i Tetovës, në pronë të Xh.B. (50) nga Bogovinja, janë kapur katër persona dhe pronari. Nga ana e ISHT objekti është mbyllur, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës, informojnë nga SPB Tetovë.

Pronari do të përballet me akuza për “mosrespektim të rregulloreve shëndetësore gjatë epidemisë”.

Gjatë 24 orëve të fundit për mos mbajtjen e maskave mbrojtëse, policia e Tetovës lëshoi ​​urdhra pagesore për 37 persona, në përputhje me nenin 6 të Dekretit përkatës të qeverisë.

Marketing