Boki 13 dërgohet në Burgun e Idrizovës

Bojan Jovanovski (Boki 13) sot pasdite është dërguar në burgun e Idrizovës ku duhet që ta mbajë dënimin prej nëntë vjetëve në rastin “Reket”.

Marketing

Jovanovski ishte në paraburgim shtëpiak, a dërgimi në burg ka ardhur pasi që Gjykata e Apelit dje e konfirmoi në tërësi aktgjykimin e shkallës së parë për këtë lëndë, të cilën e ka shqiptuar Gjykata Penale e Shkupit.

Urdhrin që Jovanovski të transferohet në Idrizovë e ka dhënë gjykatësi për zbatimin e sanksioneve nga Penalja, pasi që në Gjykatë ka arritur vendimi i Apelit me të cilën konfirmohen dënimet.

Nga ana tjetër, ish kryeprokurorja speciale, Katica Janeva, duhet që ta mbajë dënimin me burg prej shtatë vjetëve. Ajo për momentin ndodhet në paraburgim shtëpiak në Gjevgjeli, a urdhrin për dërgimin në burg do t’ia japë gjykatësi për zbatim të sanksioneve nga Gjykata Themelore e Gjevgjelisë, i cili e ka kompetencën duke e pasur parasysh se atje është vendi i saj i jetesës.

Boki 13 u akuzua se, ndikoi te Janeva për lëndën që e udhëhiqte PSP-ja, “Perandoria”, për t’ia lehtësuar pozicionin e të dyshuarit Orçe Kamçevit. Si shpërblim, Janeva ka marrë mobilie në vlerë prej 296.040,00 denarë dhe para në vlerë prej 50,000 euro, ndërkaq Boki 13 dhe Zoki Kiçeec shpërblim prej 1.500,000 euro. Kiçeec në seancën e parë në dhjetor 2019 ai u deklarua fajtor dhe u dënua me 3 vjet burg.

Marketing