Boki 13 në lidhje me një politikan serb, ja dëshmitë

“Srpski Telegraf” përmes një shkrimi të publikuar nënvizoi se shoumeni Bojan Jovanovski – Boki 13 është në lidhje me një politikan serb, pasi që në telefonin e tij janë gjetur mesazhe të ndryshme që zbulojnë lidhjen e tyre intime. Ata mes vete kanë shkëmbyer edhe foto dhe video.

Marketing

Bojan Jovanovski – Boki 13 është i dyshuari kryesor në rastin “Reket” për zhvatjen e miliona eurove nga persona të dyshuar nga Prokuroria Speciale.

Në një prej atyre mesazheve “Boki 13” njofton politikanin serb se në kohën më të shkurtër do të udhëtoj në Serbi, dhe mezi pret ta takon, ndërsa politikani serb i përgjigjet se edhe ai padurim pret ta takoj ate. Bëhet fjalë për një politikan serb që shpesh udhëton dhe publikon foto nga destinacione të ndryshme, dhe para disa muaj më parë postoi në rrjetet sociale pikërisht një foto nga Shkupi. (INA)

Marketing