Bologna i nxjerr barazim Milanit – ëndërron Napoli, shpreson Interi

Bologna i ka dhënë flakë garës për titullin e kampionit në Serie A.

Marketing

Skuadra e Bologna ka marrë një pikë të madhe në ‘San Siro’, në përballjen kundër Milan, në një barazim pa gola. Ose, më mirë, Milan lëshoi pikë, shkruan lajmi.net.

Në një ndeshje ku Milan bëri gjithçka, duke qenë gjithnjë më kërkuese sesa kundërshtari, goli mungoi për ‘Rossoneri’.

Skuadra e Pioli provoi në të gjitha format, por nuk arritën të gjenin zgjidhjen e fundit që sjell golin.

Kësisoj, Milan lëshon pikë të arta në garën e saj për titullin e kampionit në Serie A.

‘Rossoneri’ numërojnë 67 pikë në pozitën e parë, me 31 ndeshje të luajtura. Napoli ka 66 pikë me 31 ndeshje, kurse Inter ka 63 pikë, por një ndeshje për të luajtur, pikërisht me Bolognan.

Bologna merr pikën e 34-të në Serie A këtë edicion dhe rreshtohet në pozitën e 12-të.

Marketing