Benzema: Feja ime e ka obligim agjërimin e Ramazanit, ndjehem shumë mirë kur agjëroj

Sulmuesi i njohur francez, anëtari i skuadrës së Real Madrid, Karim Benzema tash e disa ditë ka filluar të agjerojë në muajin Ramazan, transmeton Reporteri.net.

Marketing

Benzema i takon fesë islame, ku së fundmi ka thën se Ramazani nuk e pengon të stëvitet e të luaj.

Në një intervistë për revistën Esquire, sulmuesi francez ka folur edhe për përkushtimin e tij ndaj besimit.

Ylli francez ka thënë se Muaji i Ramazanit është pjesë e jetës së tij dhe se ndjehet shumë mirë kur agjëron.

“Muaji i Ramazanit është pjesë e jetës time dhe feja ime e ka obligim agjërimin e Ramazanit. Për mua kjo gjë është shumë e rëndësishme dhe ndjehem shumë mirë kur agjëroj.