Sot në kanalin Youtube dolën biseda të reja të përgjuara. Njëra ka të bëjë me sekretarin e përgjithshëm të VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev.
Ai bisedon me Mile Janakievskin për lista të të punësuarve dhe disa mospajtime rreth këtyre të punësuarve që janë shënuar.
Për dallim nga bombat e publikuara deri tani, kjo nuk është bisedë e incizuar nga ndonjë takim, por bëhet fjalë për bisedë të përgjuar dhe është incizim i vjetër.
Paralelisht me këtë u publikuan edhe pjesë të reja të takimit Zoran Zaev dhe Aleksandar Verushevski, djali i ish Agjentit Zoran Verushevski.
Në këtë incizim Zaev sqaron se plotësisht e kontrollon LSDM-në, vetë e financon dhe se nuk ka nevojë për Branko Crvenkovskin. Zaev vetë tregon se ka kapital prej 8.5 milionë euro.