Bombardimet s’kanë të mbaruar në Ukrainë, dëmtohet aeroporti në Odesa

Shpërthime të shumta kanë ndodhur në qytetin jugor Odesa në Ukrainë, sipas raportimeve të medieve vendase, shkruan CNN.

Marketing

Një dëshmitar tha për CNN se ka parë të paktën një avion luftarak mbi qytet. Gjithashtu Komanda Operative e Ushtrisë në jug të vendit tha se pista e aeroportit në Odesa është dëmtuar.

Lexo edhe: Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë të burgosurit

Por çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit në luftën Rusi-Ukrainë?

Fabrika e çelikut Azovstal: Pothuajse çdo ndërtesë në fabrikën e çelikut Azovstal, qendra e fundit e Ukrainës në Mariupol është shkatërruar, sipas imazheve të reja satelitore nga Maxar Technologies. Disa çati janë shembur plotësisht, dhe disa ndërtesa janë kthyer në rrënoja. Shumë prej ndërtesave rezidenciale dhe qeveritare në lindje të uzinës janë shkatërruar plotësisht.

Përparim i mundshëm për korridore humanitare: Rusia ka refuzuar të gjitha propozimet e evakuimit për Mariupolin, por tani, ka shenja të një përparimi të mundshëm në sigurimin e të paktën një rruge evakuimi, tha këshilli i qytetit të Mariupol. Edhe pse këshilli është ende në pritje të konfirmimit, postimi i tij thotë se evakuimi do të bëhet sot (e shtunë) nga Port City, i cili është një qendër tregtare.

Sulmi rus: Në sulme të tjera raketore dhe avionësh, forcat ruse goditën 10 lokacione ku strehoheshin trupa dhe pajisje ukrainase, tha ministria ruse e mbrojtjes , duke vrarë deri në 120 ushtarë dhe duke shkatërruar katër tanke dhe gjashtë automjete të tjera të blinduara.

Marketing