Sulmet në Sudan nuk kanë kursyer as qendrat shëndetësore. Lidhur me këtë, Organizatat e mjekëve në Sudan bën me dije se spitalet po bombardohen, ndërsa përleshjet midis ushtrisë dhe një grupi paraushtarak kanë hyrë në ditën e tretë.
Sindikata e Mjekëve të Sudanit ka identifikuar të paktën gjysmë duzinë spitalesh që janë goditur, megjithëse informacioni i saktë është i vështirë për t’u arritur, shkruan CNN.
Një zëdhënës i Komitetit Qendror të Mjekëve të Sudanit tha të hënën se”palët ndërluftuese ishin përgjegjëse për sulmet.
“Po marrim mesazhe se ka viktima”, tha zëdhënësi. “Ata që janë të vdekur dhe të plagosur, që nga mëngjesi i shpërthimit të luftës dhe nuk ka asnjë mënyrë për t’i varrosur apo trajtuar, trupat kanë filluar të dekompozohen. “Këto janë kushtet e luftës,” tha zëdhënësi i Komitetit Qendror të Mjekëve të Sudanit.
Komiteti Qendror i Mjekëve të Sudanit paralajmëroi në një deklaratë se goditja e spitaleve dhe përdorimi i tyre për strehimin e ushtrisë ishte një krim kundër njerëzimit, vlerave dhe moralit të gjitha traktatet dhe besëlidhjet ndalojnë shkeljen e tyre, ndërsa Sindikata e Mjekëve të Sudanit e quajti atë një “shkelje të qartë të ligjit ndërkombëtar humanitar”.
“Për të dytën ditë radhazi, mes luftimeve absurde dhe të përgjakshme midis Forcave të Armatosura Popullore dhe Forcave të Mbështetjes së Shpejtë, ka një numër të madh vdekjesh dhe lëndime të moderuara dhe kritike”, tha në një deklaratë Komiteti Qendror i Mjekëve të Sudanit.