Zyrtarë policor të SPB Shkup, sot e kanë arrestuar personin N.N nga Shkupi, për shkak dyshimeve se ka lidhje me kërcënimet për bombat në shkollat në Shkup.
Policia njofton se në koordinim me Prokurorinë janë duke ndërmarr masa për zbardhjen e rastit.
“MPB e informon opinionin se kanë mbaruar kontrollet antiterroriste në lidhje me kërcënimet e sotme në nëntë shkolla në territorin e Shkupit, në adresat elektronike të të cilave ka pasur kërcënim për bombë të vendosur, dhe është konfirmuar se bëhet fjalë për denoncime të rrejshme”, thuhet në njoftimin e MPB-së.