Ende pa zbardhur drita në ora 3 e 38 në polici raportohet se katër persona kanë vendosur mjet shpërthyes në një bankomat në Komunën e Butelit, njofton KlanM.
Vjedhësit nuk kanë arritur t’i marrin paratë, por prej shpërthimit janë dëmtuar tre automjete.
Ekipi i Klan M me të ardhur u ndalua nga policia e cila pengoi punën e gazetarëve, duke kërkuar që të gjitha xhirimet dhe fotoghrafitë të fshihen.
“Në qoftë se keni diçka të xhiruar apo fotografuar do të ishte më mirë që ta fshini”.
Këtë sjellje të pahijshme të policëve e lajmëruam deri te zëdhënësi i MPB-së cili tha se do të reagojë menjëherë për të mos u penguar në punë.
MPB, sic njofton KlanM, informoi se nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar po se po merr masa për zbardhjen e rastit.
“Në ora 03:38 në SPB Shkup është raportuar se në zonën e Butelit katër persona të cilët kanë ardhur me veturë kanë vendosur mjet shpërthyes në një bankomat dhe kanë tentuar të marrin para, por nuk kanë arritur. Nga shpërthimi janë dëmtuar tre automjete. Nuk ka persona të lënduar. Po vijon hetimi nga policia dhe po merren masa për zbardhjen e rastit” – thonë nga MPB.
Ndryshe ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Hristijan Todorovski-Karposh” ndërsa disa orë ka qenë bllokuar njëra korsi, e kjo shkaktoi kaos në trafik.