Bomgartner do të prezantojë programin e presidencës franceze me Këshillin e BE-së

Programi dhe prioritetet e presidencës franceze me Këshillin e Bashkimit Evropian sot në konferencë për media do t’i prezantojë ambasadori francez në vend, Siril Bomgartner.

Marketing

Ambasadori Bomgartner dje i prezantoi prioritetet e presidencës franceze para anëtarëve të Këshillit Nacional për Eurointegrime në Kuvend.

“Përforcimi i forcës dhe fuqisë evropiane, mbrojtja nga siguria, por edhe çdo sfidë tjetër me të cilën ballafaqohet BE-ja, mbrojtja e shëndetit të qytetarëve, rimëkëmbja ekonomike, por edhe aktivitetet për forcimin e ndjenjës së përkatësisë janë pjesë e prioritetet gjatë presidencës franceze të Këshillit të Bashkimit Evropian për periudhën janar-qershor 2022”, paralajmëroi Bomgartner.