Dëmtimet e shpeshta të Chris Smalling i kanë shkaktuar jo pak telashe Romës në mbrojtje, teksa verdhekuqtë po studiojnë një goditje të bujshme në merkaton e janarit.
Media kryeqytetase raporton se emri që ka përfunduar në listën e drejtuesve të Romës është ai i Leonardo Bonuccit, aktualisht te gjermanët e Union Berlin.
Bonucci u transferua në Bundesligë vetëm në verë, por deri tani nuk ka bindur dhe as klubi berlinez nuk është i kënaqur me paraqitjen e tij, ndaj nuk përjashtohet mundësia që të pranojnë prishjen e kontratës që në janar.
Te Roma Bonucci ka sponsorët e tij, që janë Paulo Dybala dhe mbrojtësi Gianluca Mancini, por edhe trajneri Jose Mourinho do të ishte i kënaqur të shtonte një futbollist me eksperiencë në prapavijën e verdhekuqve.