Bonucci: Juventusi e synon finalen e Ligës së Kampionëve

Qendërmbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci, e ka konfirmuar se synimi i klubit italian për këtë sezon është të arrijë deri në finale të Ligës së Kampionëve, por e pranon se kjo gjë do të jetë mjaft e vështirë.

Marketing

Skuadra e Massimiliano Allegrit arriti të sigurojë fitore si mysafir në ndeshjen kundër Manchester Unitedit, përmes golit të shënuar në pjesën e parë nga Paulo Dybala, duke mbetur kështu në pozitën e parë të grupit H.

Juventusi për herë të fundit e ka fituar titullin e Ligës së Kampionëve në sezonin 1995/96, në finalen e së cilës u ndeshën me Ajaxin. Por, që nga atëherë, “Zonja e Vjetër” ka pësuar disfatë në pesë finale të kësaj gare.

Tri nga këto pesë disfata, Juventusi i ka pësuar gjatë viteve 2000. E fundit nga këto humbje ishte ajo e para dy sezoneve, kur u mposhtën nga Real Madridi në Cardiff me rezultat 4-1.

“Ideja jonë ishte ta dominojmë ndeshjen dhe në pjesën e parë u treguam të suksesshëm. Në pjesën e dytë, ramë nga forma pak, por në përgjithësi e merituan fitoren”, ka thënë Bonucci pas ndeshjes kundër “Djajve të kuq”.

“Unë dhe e gjithë skuadra e Juventusit shpresojmë ta arrijmë finalen e Ligës së Kampionëve. Do të jetë e vështirë, por ne mund ta bëjmë këtë gjë”.

Marketing