Bora arrin deri në 4 metra, FNSH zhvillon aksion shpëtimi në Shkodër (VIDEO)

FNSH ka zhvilluar një operacion shpëtimi në zonën e Shkodrës.

Marketing

Dëbora e ditëve të fundit ka mbuluar totalisht një ndërtesë prej 4 metrash, ku kishte mbetur i bllokuar brenda një shtetas.

Mësohet se te Buni i Bajraktarit në Qafë Thore ka një trashësi prej 4 metrash, ndërsa i bllokuar kishte mbetur Pjetër Lulashi.

Ende nuk dihet se prej sa ditësh Lulashi ndodhej në objekt i bllokuar nga dëbora. Ngjarjen e ka bërë të ditur deputeti Ilir Beqja.

Postimi i Ilir Beqja:

Falë ndërhyrjes së disa banorëve të zonës, të punonjësve të FNSH-së dhe AZM-së Shkodër, Pjetër Lulashi ka dalë nga izolimi. Te Buni i Bajraktarit në Qafë Thore ku trashësia e borës është mbi 4 metra.

 

Marketing