“Bora e zezë” pushton ishullin La Palma

Ndryshimi i fundit 23:29 2 Nëntor, 2021
Një muaj e gjysmë pasi filloi shpërthimi i vullkanit Cumbre Vieja në Spanjë hiri po mbulon ndërtesat, tokat bujqësore, rrugët dhe gjithçka që i del përpara.

Marketing

E ashtuquajtura “borë e zezë” dhe erërat e forta po ua vështirësojnë jetën banorëve.

Autoritet spanjolle po pastrojnë zonën nga hiri i zi dhe për këtë është angazhuar edhe ushtria në përpjekje për të ndihmuar këta banorë.

Pesë komuna janë detyruar të pezullojnë mësimin për shkak të niveleve të larta të hirit.

Gjithashtu fluturimet janë anuluar duke lënë shumë turistë në ishujt Kanarie, të cilët do të kenë mundësi të largohen vetëm kur të përmirësohen kushtet. Shumë qytetarë e kanë pasur të vështirë të qarkullojnë në akset kryesore.

Këshilli i Ministrave ka miratuar një paketë ndihmash prej 19 milionë eurosh për të ndihmuar të gjithë ata fermerë dhe blegtorë të prekur nga vullkani.

Marketing