Vikendi i fundit i shtatorit i ka gjetur të mbuluara nga bora disa vende në botë.
Në mesin e tyre është edhe Kanada. Sipas Global News që në orët e hershme të mëngjesit të së dielës në Lethbridge të Kanadasë kanë rënë 45 deri 55 centimetra dëborë.
Në Twitter qyteti i Lethbridge ka paralajmëruar që shumë shërbime të qytetit do të anulohen të hënën.
E, borë ka rënë edhe në një veri të Suedisë.
Sipas The Local.se në Jukkasjarvi Norrbotten, gjatë natës të së hënës kanë rënë rreth 14 centimetra borë.
Ndërkaq në Montana të SHBA-së është shpallur emergjencë pas një stuhie bore. Sipas Sky News bora ka arritur në 61 centimetra duke shkaktuar kushte të rrezikshme të vozitjes.