Bora ndalon qarkullimin e kamionëve në Strazhë dhe Mavrovë – Dibër

Për shkak të rënies së dëborës dhe erës së intensifikuar të veriut, nga ora 20:15 për arsye parandaluese ka ndalim për automjetet e rënda, informojnë nga LAMM.  Ndalesa vlen në rrugët Mavrovë-Dibër dhe Strazhë.

Marketing

Nga LAMM theksuan se intensiteti i trafikut në rrugë jashtë zonave urbane është normal, dhe në vendkalimet kufitare nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje.

Nga LAMM kujtojnë se 15 nga nëntori ka hyrë në fuqi obligimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjes dimërore në automjete, pavarësisht nga moti, dhe se ky angazhim do të zgjasë deri më 15 mars, 2019.