Bora në rrethinën e Gostivarit e vështirëson trafikun

Reshjet e borës në rrethinën e Gostivarit e kanë vështirësuar trafikun në dy akset rrugore dhe në të dyja akset rrugore është vendosur ndalesë për automjete të rënda transportuese (aksi Gostivar – qafa malore Strazhë dhe Gostivar – Hanet e Mavrovës), ndërsa shoferëve u rekomandohet që të mos dalin në rrugë pa pajisje dimërore.

Marketing

Nga SPB Tetovë informojnë se ndalesa është vendosur nga ora 13:00 dhe rekomandohet të përshtasin shpejtësinë e lëvizjes konform kushteve të rrugës, sidomos nëse lëvizin drejt zonave malore.

“Vëmendje të veçantë shoferët duhet t’i kushtojnë nëse lëvizin përmes rrugës rajonale drejt Dibrës, përgjatë luginës Radika, ku rruga është e lagësht dhe e rrëshqitshme. Kushtet e motit në këtë aks rrugor mund të shkaktojnë edhe orteqe nga gurët”, thotë zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.

Në Mavrovë, bora që ka rënë që nga mëngjesi i sotëm ka krijuar një mbulesë prej dhjetë centimetrash dhe po krijon vështirësi në rrjedhën e qarkullimit në Liqenin e Mavrovës. Sipas informacioneve nga terreni, ekipet Rrugëve të Maqedonisë janë në terren dhe po sigurojnë qarkullimin në rajon.

Marketing