Është mbyllur sezoni i tretë i emisionit të dashurisë “Përputhen”, ku prej ditësh të ftuar kanë qenë ish-konkurrentët më të spikatur.
Në dy vite që moderohet nga Bora Zemani, kjo e fundit është paraqitur gjithmonë në “top-form” me linja perfektë, por jo gjithmonë ndodh kështu.
Mirëpo dje moderatorja ka tërhequr vëmendje të madhe, teksa në fustanin jeshil që kishte veshur i dilte në pah barku i rrumbullakosur.
Dhe fansat mendojnë se është shtatzënë për herë të dytë.
Nuk mund ta themi me siguri nëse moderatorja është shtatzënë apo jo, megjithatë komentuesit në rrjetet sociale janë të bindur që Bora është në pritje të ëmbël, duke qenë se së fundi u zunë ‘mat’ nga paparacët në pushime me Donaldin në Itali.
Kujtojmë që herë pas here Bora ka folur për dëshirën që Arbori (djali i saj) të ketë një motër ose vëlla. Gjithsesi këto foto nuk do të thonë asgjë. Mund të jetë shëndoshur pak, pavarësisht dëshirës së mirë të fansave për të parë shtatzënë për herë të dytë. /story.al