Boris Johnson pret fëmijën e gjashtë, nga gruaja e tij e tretë

Kryeministri britanik do të bëhet sërish baba. Dhe ky do të jetë fëmija i gjashtë, që ai pret me gruan e tij të tretë. Pas divorcit nga gruaja e dytë, Boris Johnson dhe partnerja e tij Carrie Symonds kanë njoftuar se ata tashmë janë fejuar, ndërsa në fillim të verës presin që fëmija të jetë.

Marketing

“Kryeministri dhe zonjusha Symons janë shumë të lumtur të njoftojnë rreth fejesës së tyre dhe se janë në pritje të bebes në fillim të verës”, deklaroi zëdhënësi. Ata kanë filluar bashkëjetesën që nga korriku dhe e kanë adoptuar një qen me emrin Dilyn.

Partnerja e kryeministrit është një ish-drejtuese e komunikimit për Partinë Konservatore (Tories).

55 vjeçari Johnson tashmë ka katër fëmijë të rritur me gruan e tij të dytë Marina Wheeler. Çifti u martua para 25 vjetësh, por tani janë të ndarë. Megjithatë Johnson besohet se kishte edhe një fëmijë nga lidhja e dashurise me Helen Macintyre. Ai refuzoi të përgjigjej, kur gjatë fushatës elektorale, u pyet se sa fëmijë kishte.

Marketing