Boris Johnson udhëtim surprizë në Kiev, takim kokë më kokë me Zelenskyn

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson ka bërë një udhëtim surprizë në Ukrainë.

Marketing

Udhëtimi i tij drejt Kievit vjen një ditë pas vizitës së presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Josep Borrell.

Kryeministri Britanik u takua me presidentin Volodymyr Zelensky.

Nënkryetari i zyrës së presidentit ukrainas, Andriy Sybiha, tha në Facebook se Johnson dhe Zelensky po mbanin “një takim kokë më kokë”.

“Britania e Bashkuar është lider në mbështetjen e mbrojtjes për Ukrainën. Lider në koalicionin kundër luftës. Lider në sanksionet kundër agresorit rus,”-shtoi ai./

https://twitter.com/UkrEmbLondon/status/1512791528607031303?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1512791528607031303%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fopinion.al%2Ffoto-boris-johnson-udhetim-surprize-ne-kiev-takim-koke-me-koke-me-zelenskyn%2F