Kryeministri bullgar Bojko Borisov ka vlerësuar dështimin e referendumit në Maqedoni, duke bërë një thirrje për politikanët e vendit.
“Politikanët në Maqedoni vetë duhet që të vlerësojnë se në cilën rrugë duhet që të shkojnë, dhe ne gjithsesi do t’i përkrahim. Çdo popull vetë e cakton fatin e tij. Ne vetëm mund të themi se i përkrahim fqinjët tanë në rrugën drejt NATO-s dhe BE-së”, tha Borisov, duke shtuar se me këshillat e saja, Bullgaria nuk duhet që të përzihet në punët e brendshme të Maqedonisë.
Kryeministri Borisov ishte ndër të parët që ka përshëndetur ratifikimin e marrëveshjes nga ana e Kuvendit të Maqedonisë, duke vlerësuar si një hap “të guximshëm dhe paraqet rikthim”.
“Ditët e ardhshëm janë kyçe jo vetëm për Maqedoninë, por edhe për Ballkanin Perëndimor. U bëjmë thirrje të gjithë miqëve nga BE që të marrin pjesë në përpjekjet me qëllim të Evropës më stabile dhe të sigurt”, kishte theksuar Borisov nëpërmjet një cicërime në “Twiter”.