Gjithmonë kemi theksuar se Maqedonia e Veriut mund të konsiderojë tek ne për BE-në, por asnjëherë nuk kemi thënë se pa kusht e mbështesim pranimin e saj. E ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në BE dhe ata nuk duhet të luajnë me këtë mundësi.
Këtë e deklaroi kryeministri bullgar Bojko Borisov pas takimit konsultues te presidenti Rumen Radev në të cilin morën pjesë edhe zëvendëskryeministrja dhe shefe e diplomacisë Ekaterina Zaharieva dhe ministri i Mbrojtjes Krasimir Karakaçanov.
“Ne nuk kemi popull më të afërt. Jashtëzakonisht është me rëndësi të pranohen në BE, por me rëndësi është edhe të kuptojnë se kjo varet nga ata. Për këtë bëj apel të ndalojnë të luajnë me historinë, me të kaluarën dhe të përqendrohen ndaj të ardhmes”, tha Borisiv.
Sofja, shtoi kryeministri bullgar, dëshiron së bashku me Maqedoninë e Veriut negociatat t’i fillojë edhe Shqipëria.
Në takimin te Radevi mori pjesë zëvendëskryeministri edhe ministër i Mbrojtjes Karakaçanov. Ai, si edhe para disa ditëve tha se Bullgaria nuk mundet pa kusht ta mbështesë Maqedoninë e Veriut dhe duhet të vendosë kushte shumë të qarta. Edhe Karakaçanov konsideron se variant më i mirë do të ishte që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria së bashku t’i fillojnë negociata për anëtarësim në BE.