Borisov: Shpresoj që Maqedonia e Veriut të bëhet pjesë e NATO-s dhe BE-së

Shpresojmë se do ta shohim Republikën e Maqedonisë së Veriut, si në NATO, ashtu edhe në Bashkimin Evropian, dhe në këtë punojmë të gjithë.

Marketing

Këtë e tha kryeministri bullgar Bojko Borisov lidhur me deklaratën e presidentit Stevo Pendarovski në intervistë për BGNES se Bullgaria e ka ndihmuar për eurointegrmin e Maqedonisë së Veriut dhe për largimin nga izolimi i saj ndërkombëtar.

Sipas Borisovit, vlerësimi i Pendarovskit për politikën e Sofjes ndaj Shkupit është si marrja e notës më të madhe nga “Standard&Purs”. (Agjencia Standard&Purs këto ditë e ka ngritur rejtingun kreditor të Bullgarisë, i cili tani është më i larti mes vendeve ballkanike).

“Kemi bërë përpjekje të madhe që t’i ndihmojnë vendit fqinj të del nga izolimi. Dëshiroj t’i falënderohem Pendarovskit përmes BGNES-it për atë që e tha”, deklaroi kryeministri bullgar, Bojko Borisov. .