Kryeministri bullgar Bojko Borisov sot në Sofje deklaroi se ai dhe zëvendësi i tij dhe ministër i Mbrojtjes Krasimir Karakaçanov e mbështesin anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE dhe në NATO.
“Për temën nëse Maqedonia e Veriut duhet të hyjë në BE dhe në NATO me zëvendëskryeministrin Krasimir Karakaçanov kemi qëndrim të njëjtë. Kuptohet nëse edhe Shqipëria duhet të jetë anëtare”, deklaroi Borisiv gjatë takimit me përfaqësues të Odës Tregtare Amerikane.
Ai theksoi se Bullgaria vitin e ardhshëm do të do të jetë kryesuese e Procesit të Berlinit, sepse, sipas tij, “ofron perspektiva dhe zhvillon politikë të fqinjësisë së mirë”.
“Historia është shumë e qartë dhe mirë e përshkruar, përfshirë edhe nga amerikanët para 120 viteve”, shtoi Borisiv.
Karakaçanov para dhjetë ditëve deklaroi se është e papranueshme që vendi të mendojë se thjesht do ta shfrytëzojë Bullgarinë vetëm për hyrje në Bashkimin Evropian, duke e komentuar deklaratën e presidentit Stevo Pendarovski se Komisioni për çështje historike dhe arsimore midis të dyja vendeve nuk duhet të ketë afat përfundimtar për punën e vet.
“Unë megjithatë them se më 17 tetor Bullgaria nuk duhet të shpejtojë të japë dritë të gjelbër për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë derisa nuk pastrohen të gjitha falsifikime të historisë”, deklaroi Karakaçanov.
Më 30 shtator kreu i lartë shtetëror bullgar ka mbajtur takim konsultues te presidenti Rumen Radev, në të cilin kanë marrë pjesë Borisov, Karakaçanov dhe zëvendëskryeministrja dhe shefja e diplomacisë Ekaterina Zaharieva.
Pas takimit Borisov theksoi se Sofja gjithmonë ka theksuar se Maqedonia e Veriut mund të konsiderojë në të në rrugën drejt BE-së, por asnjëherë nuk ka thënë se pa kusht e mbështet pranimin e saj.
“E ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në BE dhe ata nuk duhet të luajnë me këtë mundësi…Por, ta ndalojmë Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt NATO-s, kjo do të shkruhet në histori se të gjitha 27 anëtaret i kanë mbështetur, ndërsa vetëm Bullgaria i ka ndaluar. Ne duam edhe Shqipëria të shkojë së bashku me Maqedoninë e Veriut. Por, asnjëherë nuk kemi thënë se pa kusht e mbështesim hyrjen e në BE. Kemi në dispozicion 71 instrumente në negociatat pas kapitujve. Të mos luajnë me historinë dhe të kaluarën dhe të përqendrohen në të ardhmen”, tha Borisovi.