Borrell: Ballkani u lodh, BE të reformohet

Edhe pse e përshkroi zgjerimin si një nga instrumentet më të suksesshme të politikës së jashtme të BE-së dhe interesit të saj strategjik, shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell, mendon se mënyra sesi po merren vendimet për zgjerimin e Bashkimit Evropian duhet të ndryshohen.

Marketing

Borrell në një shkrim në blogun e tij, e ka quajtur të një rëndësie kyçe gjeopolitike zgjerimin e mëtejmë të BE-së.

“Në të njëjtën kohë që rivitalizojmë zgjerimin, ne duhet të bëjmë një përpjekje të ngjashme për të reformuar BE-në dhe vendimmarrjen tonë, sepse BE-ja e zgjeruar gjithashtu duhet të jetë në gjendje të veprojë. Kjo do të thotë gjithashtu, reduktim të rregullave të unanimitetit në politikën e jashtme edhe në fusha të tjera në mënyrë që më shumë vendime të merren me shumicë të cilësuar”, ka thënë ai.

Borrell kujtoi se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë kërkuar me shumë të drejtë, që procesi i tyre i anëtarësimit të gjykohet në bazë të meritave të tyre.

“Kanë kaluar pothuajse 20 vjet qëkur BE-ja shpalli në Selanik se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është brenda BE-së. Zgjerimi i BE-së në ato vende, që janë të gatshëm dhe të afta për të përmbushur kushtet, nuk është një “shërbim” apo një lëshim, është në interesin tonë strategjik”, ka thënë kryediplomati evropian.

Ai shtoi se një politikë e besueshme zgjerimi është një investim gjeostrategjik në paqen, stabilitetin, sigurinë dhe rritjen ekonomike në të gjithë Evropën, shkreuan KP.

“Ka arsye bindëse për të sjellë vendet e Ballkanit Perëndimor, për t’i dhënë statusin kandidat Ukrainës dhe Moldavisë, dhe shpresojmë së shpejti edhe Gjeorgjisë. Por në të njëjtën mënyrë, është marrëzi të bësh atë që nuk funksionon në moshën 27-vjeç, plotësisht të pafuqishme në moshën 30 ose më shumë. Dhe tani që zgjerimi është rikthyer në rendin e ditës, ne nuk mund ta ndalim më çështjen se si do të funksiononte një BE me, të themi, 35 vende. Duhet të presim nyjën gordiane”, ka thënë ai.