Borrell kundër Kosovës:Arrestimet e serbëve në veri dhe marshimi i FSK, të jashtëligjshme

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, thotë se është i alarmuar nga situata e re e krijuar në Veri të Kosovës.

Marketing

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Borrell shkruan se arrestimet e serbëve në Kosovës janë të jashtëligjshme dhe se marshimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës në Mitrovicën e Jugut për shkallzojën situatën.

“Shumë i alarmuar rreth situatës në veri të Kosovës: Arrestime jashtë juridiksionit të serbëve të Kosovës dhe marshimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Mitrovicën e Jugut; pasuar nga retorika e ashpër e Serbisë. Pavarësisht takimit të krizës dje, përshkallëzimi vazhdon dhe po bëhet më i rrezikshëm. Nuk do ta tolerojmë këtë”, shkruan ai.

Paraditen e sotme, 215 ushtarë të Republikës së Kosovës kanë marshuar në jug të Mitrovicës nga kazerma “Minatori” deri në fshatin Frashër, duke u kthyer sërish në bazë.

Po, ashtu, Policia e Kosovës arrestoi një serb, i cili dyshohet për përfshirje në sulm të anëtarëve të KFOR-it më herët gjatë protestave. Këto veprime janë parë me shqetësim nga shefi i Politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.