18/11/2024
Ballina Lajme Botë Borrell: Ne nuk frikësohemi nga kërcënimet e Putinit

Borrell: Ne nuk frikësohemi nga kërcënimet e Putinit

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borell, tha në një konferencë shtypi  se njoftimi i Putinit – për mobilizimin e pjesshëm të rezervistëve që kanë shërbyer në ushtri dhe kanë “përvojat përkatëse” si kërcënimi për të aneksuar pjesë të territorit ukrainas dhe për përdorimin e armëve bërthamore për të mbrojtur Rusinë – tregon panik dhe dëshpërim.

Marketing

Mbështetje e vazhdueshme për Ukrainën

Borrell tha për gazetarët se ministrat e Jashtëm të BE-së, që janë duke ndjekur në Nju-Jork Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, do të diskutojnë për këtë kërcënim dhe do të përsërisin mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën.

Po ashtu shefi i politikës së jashtme të BE-së tha se ne “do të paralajmërojnë komunitetin ndërkombëtar për situatën e papranueshme në të cilën Putini po na fut të gjithëve”.

Borrell shtoi se ministrat e Jashtëm të BE-së do të diskutojnë për mbështetjen e vazhdueshme ushtarake për Ukrainën dhe për sanksione të mëtejshme të mundshme ndaj Rusisë.

BE-ja nuk frikësohet

“Është e qartë se Rusia dëshiron të shkatërrojë Ukrainën”, tha Borrell. “Ne nuk do të frikësohemi.”

Shefi i politikës së jashtme të BE-së tha se BE-ja po e mbështet Ukrainën, por se BE-ja “nuk po merr pjesë vetë në luftë, ne nuk jemi agresivë”. Po ashtu Borrell sqaroi se nuk ka në plan të takohet me ministrin e Jashtëm të Rusisë Sergei Lavrov, i cili gjithashtu ndodhet këtë javë në Nju-Jork për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së./DW