​Borrell paralajmëron sanksione të reja kundër Rusisë

Bashkimi Evropian është gati të vendosë sanksione të reja ndaj Rusisë për shkak të sulmit të saj ndaj Ukrainës, deklaroi sot kreu i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell.

Marketing

“Masat kufizuese vazhdojnë të jenë një pjesë e rëndësishme e qasjes sonë dhe ne jemi të gatshëm të marrim masa të mëtejshme me partnerët tanë”, tha ai pas një takimi të ministrave të Jashtëm të BE-së në Bruksel.

Ndryshe, sot është dita e 26-të e agresionit ushtarak rus në Ukrainë.