Borxhi i komunave, Qeveria ndryshon ligjin për financim

Me ndryshimet e fundit të Ligjit për financimin e Komunave, qeveria do të bëj përpjekje t’ju jep fund keqpërdorimeve të mjeteve buxhetore nëpër komuna. Ndryshimet parashikojnë që në të ardhmen komunat në mënyrë të detajuar të gjitha shpenzimet t’i publikojnë në ueb faqet e tyre. Zëdhënësi i qeverisë Mile Boshnjakovski konfirmoi edhe njëherë se Qeveria do t’ju ndihmojnë komunave në shlyerjen e borxheve me 51% nga shuma e përgjithshme.

Marketing

Ka edhe mekanizma mbrojtës që të mos ndodh kjo më. Me këto shpenzime komunat do të duhet publikisht dhe në mënyrë të përpiktë të informojnë edhe në web faqet e tyre si dhe përmes mediave për atë se ku, çfarë dhe përse kanë paguar me mjetet që ka ndarë qeveria nga buxheti i Maqedonisë. Pas ndryshimeve që do të futen në ligj që tashmë është në Kuvend nuk do të munden në të ardhmen të projektojnë shpenzime më të mëdha nga ato që i kanë në 3 vitet e fundit.” – thekson Mile Boshnjakovski- Zëdhënës i Qeverisë.

Si mekanizëm mbrojtës nga borxhet e reja në të ardhmen, qeveria ka hartuar një projekt-ligj që parashikon kufizim të të hyrave të veta në buxhet të komunave, ato të mund të planifikohen me një rritje deri në 10 për qind nga të ardhurat mesatare të realizuara në tre vitet e fundit. Ndryshe borxhi i përgjithshëm i të gjitha komunave arrin pothuajse 100 milionë euro dhe qeveria ka vendosur të mbulojë 51 për qind të kësaj shume, para që do të sigurohen nga rishikimi i buxhetit. Ndërkohë, ekspertët besojnë se është i nevojshëm një revizion i thellë nga institucionet financiare dhe sanksion për të gjithë kryetarët e komunave që kanë punuar ilegalisht.

Marketing